Kancelari gjerman Friedrich Merz i kërkoi të hënën kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të urdhërojë ndërprerjen e luftimeve në Libanin jugor dhe të fillojë negociata të drejtpërdrejta paqeje me qeverinë libaneze, tha zëdhënësi i tij.

Gjatë një bisede telefonike me Netanyahun, Merz shprehu gjithashtu “shqetësimin e tij të thellë” për situatën në territoret e pushtuara palestineze dhe theksoi se “nuk duhet të ketë asnjë aneksim de facto të pjesëve të Bregut Perëndimor”, sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane.

Friedrich Merz i theksoi gjithashtu homologut të tij izraelit se “Gjermania është e gatshme të kontribuojë në garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”, por vetëm pas “ndërprerjes së armiqësive” dhe “me kusht që të përmbushen kushtet e nevojshme”, gjithmonë sipas informimit nga zëdhënësi i Kancelarit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb