Federic Veseli ishte një nga pikat kyçe të Salernitanës në vitin e kaluar te kjo skuadër, duke ndikuar jo pak në ngjitjen e ekipit në Serie A. Këtë vit pritej që të vijohej me të njëjtën rrugë, por nuk ndodhi kështu.

Sezoni i mbrojtësit shqiptar ka qenë në hije. Dëmtime, mos-aktivizime, probleme të ndryshme kanë bërë që Veseli të aktivizohej vetëm në 9 sfida me Salernitanën. Asnjë assist, asnjë gol dhe kontributi i papërfillshëm bëjnë që tifozët të kenë rezerva për të.

Hera e fundit kur e kemi parë në fushën e blertë i takon një muaji tjetër. Bëhet fjalë për sfidën me Sassuolon, me 12 mars.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb