Analisti Nexhmedin Spahiu ka analizuar sot daljen e ish-kryeparlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqit para gjykatës Speciale të Hagës. Në një lidhje përmes skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Spahia tha se fjalimi i Krasniqit ishte i pritshëm si dhe fakti që t deklarohej i pafajshëm.

Mes të tjerash ai tha se procesi i gjykimit në Gjykatën Speciale në Hagë do të vijojë për vite, duke bërë që këto figura t’i largohen skenës politike, për të dalë figura të reja. Po ashtu ai tha se deri më tani dy kandidaturat e mundshme për president të Kosovës, pas dorëheqjes së Thaçit janë Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa.

“Është e natyrshme që i akuzuari të deklarohej ashtu. Fajësia është individuale. Do shihet nga procesi sa është i fajshëm apo jo. Ajo për çfarë akuzohet janë krimet e luftës. Beograd ka bërë krime, terror, kjo është një gjë e njohur. Në Hagë janë gjykuar disa nga kriminelët serbë, pjesa më e madhe e tyre ka ngelur e pagjykuar. Një pjesë e tyre jetojnë në Serbi. Është problem i Serbisë që nuk gjykohen. Dhe kriminelët serbë që jetojnë në Kosovë, askush nuk i ndalon. Mesazhet e Krasniqit ishin të forta. Ajo është një gjykatë që ekziston falë Amerikës. Edhe pse është gjykatë e Kosovës. Ata që janë aty, janë vullnet i Amerikës. Trajtimi i tillë për Krasniqin është i paarsyeshëm. Krasniqi nuk do të ishte shmangur. Pse prokurorët janë sjellë ashtu, mbetet e paqartë. Biografia e Krasniqit, nuk ka lënë një hapësirë që ai të trajtohet në një mënyrë të tillë. Nuk e kam të qartë pse është trajtuar ashtu. Jam duke e studiuar dhe duke u përpjekur ta gjejë arsyen. Ajo që më bëri përshtypje, se në tekstin e aktakuzës u bë një gabim, ndërsa më pas u rregullua ky gabim.”, -tha Spahia.

Po ashtu analisti ka komentuar dhe daljen që do të ketë sot në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. “Deklarimi i Krasniqit ka qenë i pritur. Kur të dalë përpara ish-presidenti Thaçi do të deklarohet i pafajshëm. Do të bëjë një mbrojtjeje identitet me atë që ka bërë Krasniqi sot. Është një situatë e pritshme që kur u bë e ditur formimi i Gjykatës Speciale. Besoj se ky proces do të marrë disa vite, aq mjaftueshëm sa për t’i larguar nga skena politike personat e akuzuar. Në skenën politike të vendit do të dalin figura të reja. Janë dy kandidatë të shpallur, Ramush Haradianaj dhe Isa Mustafa. Ky i fundit përpiqet në mënyrë dinake që të konfirmojë veten afër këtij pozicioni.”, -pohoi analisti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb