Analisti Nexhmedin Spahiu teksa komentoi tensionet në Kosovë, duke marrë shkas nga arrestimi i tre efektivëve dje, tha se policia serbe poshtëroi institucionet e Prishtinës zyrtare dhe KFOR-in.

Përmes një lidhjeje skype nga Kosova, analisti tha se pala serbe rrëmbeu 3 policiët teksa ata ishin në territorin e tyre.

Mes të tjerash ai paralajmëroi se incidentet do të vijojnë, ashtu siç ka deklaruar më herët dhe presidenti Vuçiç.

“Do të duhej të ishte në detyrë, në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ajo çfarë ndodhi është brenda territorit të Kosovës. Aq më keq që njësitë speciale, policia serbe ka arritur që të marrë peng 3 policë. Mendoj se incidentet do të pasojnë në vijim, siç ka paralajmëruar presidenti Vuçic, që muajt qershor dhe korrik do të jenë të vështirë në Kosovë.”, tha ai.

Duke u ndalur te drafti për çështjen e asociacionit, analisti theksoi se Rama në këtë rast duhej të kishte menduar për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Anulimi është masë ndëshkuese që ka vendosur qeveria e Shqipërisë ndaj asaj të Kosovës. Pa asnjë arsye, kjo është ndëshkim për palën tjetër. Se pse Rama ka vendosur të ndëshkojë Kosovën, është në kudër të politikës që bën në rajon. Ai po solidarizohet me politikën e Vuçiç. Duket se është përkrahje e palës kundërshtare. Drafti nuk po bëhet për Kosovën, por për autonominë e serbëve ë këtë shtet. Në ndihmë ë Kosovës do të ishte që kryeministri Rama do të bënte një draft statut për Luginën e Preshevës dhe t’ia dërgonte ndërkombëtarëve, por jo e kundërta. Nuk do t’i bënte ndihmë Shqipërisë, zoti Kurti nëse do të propozonte një draft-statut për autonominë e grekëve në Shqipërinë. Kjo do të ishte e mirëseardhur nga Greqia, por thikë pas shpine për Shqipërinë.”, pohoi ai.

Por pyetjes se i kujt është faji, i Kosovës apo i Serbisë, analisti shtoi se; “Këtu është një ndeshje mes ideologjisë kombëtare serbe dhe asaj kosovare. Veriu i Kosovës i takon Kosovës. Madje deri në fund të viteve 60 i takonte dhe etnikisht shqiptarëve. Por në vitet 50 aty ka ndodhur një shpërngulje masive e popullatës shqiptare që kanë ikur drejt Turqisë. Sot kemi njerëz që janë ende gjallë që jetojnë në Stamboll e Bursa, ku ka dëshmi të tilla. Nëse Kosova humb veriun, humb gjysmën e saj, pa ujë dhe energji elektrike. Veriu jetik për Kosovën.”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb