“Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”. Me këto fjalë Ambsadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, kujton 30 vjetorin e ardhjes së Sekretarit amerikan të shtetit James Baker, në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Ambasadorja thotë se shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë, ndërsa shton se edhe aktualisht Shqipëria ndodhet në një moment kthese.

“Pikërisht 30 vjet më parë, Sekretari i Shtetit Baker qëndroi me popullin shqiptar në Sheshin Skënderbej dhe tha: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.” Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe ne jemi përsëri në një pikë kthese, por një gjë mbetet e njëjtë: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju!”, u shpreh Ambasadorja Yuri Kim.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb