Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për Diego Armando Maradonën, legjendën argjentinase të futbollit botëror që sot u nda nga jeta.

Shpesh e kanë krahasuar me të, shpesh e kanë cilësuar si pasardhës të tij, por Messi në fund e quan Maradonën të përjetshëm.

Ai thotë se Maradona po na lë sot, por nuk largohet. Më tej Messi thekson se i mabn të gjitha momentet e bukura me Maradonën të cilin ka pasur fatin ta ketë edhe trajner.

STATUSI NGA LIONEL MESSI

Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë argjentinasit dhe për futbollin. Ai na lë por nuk largohet, sepse Diego është i përjetshëm.

Unë i mbaj të gjitha momentet e bukura të jetuara me të dhe doja të përfitoja nga rasti për të dërguar ngushëllimet e mia për të gjithë familjen dhe miqtë e tij. PREHU NE PAQE

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb