Presidenti Ilir Meta në kuadër të një vizite pune në qytetin e Korçës, është ndalur për një takim në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës, ku u prit përzemërsisht nga Mitropoliti Imzot Joan Pelushi, si dhe klerikë të tjerë drejtues të bashkësisë ortodokse.

Meta e falënderoi Imzot Joanin, për të gjithë kontributin dhe ndihmën e vyer që Kisha Ortodokse Shqiptare ka dhënë për njerëzit në nevojë në Qarkun e Korçës, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19, duke u ardhur në ndihmë të njerëzve më në nevojë edhe nëpërmjet mencës “Shërbesa e Dashurisë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kreu i shtetit përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shprehur vlerësime dhe mirënjohje për mikpritjen nga ana e Imzot Joan Pelushit.

“Një takim i përzemërt në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës, me Mitropolit Imzot Joan Pelushi.
E falenderova për të gjithë kontributin dhe ndihmën e vyer, që Kisha Ortodokse Shqiptare ka dhënë ndër vite për njerëzit në nevojë në Qarkun e Korçës, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19 edhe nëpërmjet ofrimit të vaktit ushqimor për të varfrit në “Mencën e Dashurisë”. Ndamë bindjen se shteti duhet të tregojë më shumë vëmendje, përkujdesje dhe përgjegjësi ndaj më të pamundurve. Mirënjohje të gjithë udhëheqësve tanë të mençur fetarë, për kontributin e vyer në forcimin e harmonisë sonë të mrekullueshme ndërfetare dhe për ndihmesën që japin për edukimin e të rinjve me vlerat më të mira hyjnore, njerëzore, shoqërore dhe kombëtare. Pengesë kryesore e moskthimit të pronave për komunitetet fetare është korrupsioni. Është një mëkat i dyfishtë, që kjo çështje që duhet të ishte zgjidhur prej kohësh, zvarritet për këtë arsye. ??”, shkruan Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb