TIRANE– Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, një nga zërat kundër në PD nuk është pjesë e listës për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Kreu i kësaj force politike, në zgjedhjen e kandidatëve që e cilësoi të vështirë, vendosi të lërë jashtë listës edhe demokratë të tjerë.
Megjithatë, nuk kemi ende një koment nga Majlinda Bregu, lidhur me listat. Por teksa kryedemokrati Basha mbrëmjen e djeshme përmbylli listën, në të cilën nuk përfshiu kritiken e tij, kjo e fundit ka zgjedhur të urojë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.
“Agjerim te lehte e te pranuar per te gjithe besimtaret muslimane! Qofte nje muaj i pasurimit te shpirtit e rikujteses se ne kete bote Adhurimin e meriton vetem Zoti Krijues!”, shkruan Bregu.
(el.sp/BalkanWeb)