Lojtarët e Shqipërisë po shkëlqejnë jo vetëm në Kombëtare, por edhe në klubet e tyre respektive. Një rast që duhet përmendur është edhe ai i Qazim Laçit që ka dhënë shumë kontribut te Sparta e Pragës.

CIES (Observatori i Futbollit) ka publikuar një statistikë të fundit sa i përket produktivitetit në asist e dhëna deri tani, në të gjitha kampionatet në botë. Atje shihet se Qazim Laçi mban vendin e dytë në botë, me 1.13 asiste të dhëna në 90 minuta.

Vendi i parë i takon Almoez Ali të Al Duhail me 1.33 asiste, ndërsa në vendin e tretë, pas mesfushorit shqiptar, gjendet Alvaro Fernandes i Bragës. Qazim Laçi humbi dy ndeshjet e shtatorit me Kombëtaren shqiptare si pasojë e një gjendje gripale, por pritet të rikthehet në tetor kundër Çekisë dhe Bullgarisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb