Ilkay Gundogan i ka dhënë fund beqarisë në moshën 31 vjeçare. Mesfushori me pashaportë gjermane dhe modelja e njohur italiane, Sara Arfaoui kanë marrë vendimin më të rëndësishëm të jetës, teksa lajmi është bërë publik nga bukuroshja 26 vjeçare, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Ne u martuam dhe jemi shumë të lumtur. Mezi presim të festojmë me miqtë dhe familjen” – shkruan ajo. Ceremonia martesore do të jetë private dhe do të mbahet në Copenhagë të Danimarkës.

Vlen të theksojmë se Gundoganit nuk i pëlqen të flasë shumë për jetën e tij private. Lidhja mes të dyve është mbajtur e fshehtë, deri në publikimin e bërë në Insta.

 

 

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb