Mesfushori i PSG-së, Danilo, foli për Prime Video pas triumfit me dhjetë lojtarë kundër Olympique Marseille (0-2).

“Nuk është kurrë e lehtë të fitosh. Është gjithmonë e vështirë këtu. Ne erdhëm këtu për të fituar. Pjesa jonë e parë nuk ishte e mirë, por edhe me 10 lojtarë treguam se kush është PSG. Kjo është e gjitha: një ekip që lufton për fitore. Në pjesën e parë nuk u mbrojtëm mirë. Jemi të lumtur me këtë fitore” – tha Danilo. PSG është pranë titullit kampion.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: