Para Françesku kremtoi në Romë meshën e Krishtlindjeve. Mesazhi qendror i Papës: thjeshtësia është virtyt.

Së bashku me Papa Françeskun meshën e Krishtlindjes e kremtuan edhe 26 kardinalë dhe 18 peshkopë. Kjo është mesha e nëntë e Krishtlindjeve që kremton 85-vjeçari Françesku si kreu i kishës katolike.

Në predikimin e tij Para Françesku u bëri thirrje njerëzve të jenë të përulur. “Të mos qajmë për madhështinë, që nuk e kemi. Të pushojmë së ankuari dhe të heqim dorë nga lakmia që na lë gjithmonë të pakënaqur”, tha Papa.

60253296 401
60253296 401

Në sheshin përpara bazilikës së Shën Pjetrit ishin mbledhur për të festuar Natën e Shenjtë rreth 2000 vetë nga e gjithë bota.

Ata e ndoqën meshën e Krishtlindjes në ekrane, sepse autoritetet italiane i kanë shtrënguar masat kundër pandemisë.

Për këtë arsye edhe Vatikani nuk e mbajti meshën e Krishtlindjes në mesnatë. /DW/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb