Leo Mesi ka fituar një tjetër çmim të rëndësishëm dhe këtë herë ka fituar çmimin e golit më të bukur të sezonit në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi argjentinas realizoi një gol mjaft të bukur në ndeshjen ndaj Benfikës.

Por, ky çmim ka lënë shumë tifozë të pakënaqur dhe mes shumë komente ka edhe tifozë të Mesit që e konsiderojnë absurd këtë vendim. Sipas tyre, një ndër futbollistët që e meriton më së shumti çmimin, është Rodri i Mançester Sitit.

“Ky çmim është i vjedhur, Rodri e meriton”. “Jam tifoz i Mesit por mendoj se Rodri është vjedhur këtu”. “Mesi ka shënuar një gol të madh, por nuk mund të konsiderohet më i bukur”, janë disa nga komentet që kanë pushtuar “Instgramin” e Ligës së Kampioneve./PANORAMASPORT

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: