Liga e Kombeve ka mësuar gjysmëfinalet e vitit 2021. Shorti i hedhur ditën e sotme ka vënë përballë Spanjën me Italinë dhe Belgjikën me Francën.

Gjysmëfinalet do të luhen tetorin e vitit të ardhshëm, teksa Italia ka një favor të vogël pasi ndeshjen e luan në Milano ndaj Spanjës.

Nga ana tjetër Belgjika dhe Franca do e luajnë në Juventus Stadium të Torinos. Finalja e 10 tetorit do të luhet në Milano mes dy fitueseve të çifteve kurse sfida për vendin e tretë po në të njëjtën ditë, por në Torino.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb