Ish-trajneri dhe trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson e Jose Mourinho, befasuan Arsene Wengerin para duelit të sotëm në mes të Manchester Unitedit e Arsenalit.

United e Arsenal u ndeshën në “Old Trafford” në kuadër të Premierligës, përballje kjo e fundit e rivalitetit Mourinho – Wenger.

Para ndeshjes, Mourinho e Ferguson i dhanë një mirënjohje Wengerit, derisa tani është zbuluar se çfarë shkruhej në dhuratën që mori francezi.
Db-hkZNW4AMWQNY
“Prezantuar Arsene Wengerit nga Sir Alex Ferguson dhe Jose Mourinho, në emër të Manchester United, në njohje të shërbimit dhe arritjeve të tija te Arsenali, 1996-2018”, shkruhej në dhuratën dhënë Wengerit.

Trajneri francez javën e kaluar bëri të ditur se këtë edicion do të largohet nga Arsenali, pas 22 viteve të kaluara te klubi londinez.
Db-hbDmX4AAinNo
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: