Një tjetër mbrëmje magjike për Argjentinën. Me një fitore 2-1 ndaj Anglisë, kampionët në fuqi prenotuan biletën për në finalen e Botërorit, ku do të synojnë të mbeten sërish në majën e futbollit botëror. “Ikona” Ledio Pano tha në Botërori Amerikan:

“Padiskutim që është finale e denjë Spanjë-Argjentinë, e meritojnë që të jenë aty. Edhe pse ne kemi parë versione të ndryshme, sërish them që e meritojnë. Futbolli është i tillë, duhet të japësh maksimumin.

Dje Argjentina e tregoi veten dhe i mbylli gojën kritikëve. Dje Messi ishte i pandalshëm, më i miri.

Tuchel hoqi Gordon dhe la bosh krahët. E gjithë fuqia e Argjentinës erdhi dhe e shtypi Anglinë në 30 metrat e saj. Mënyra statike e mbrojtjes la për të dëshiruar.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb