14 ndeshje, 12 fitore dhe vetëm një humbje në fazën e 1/8 në Champions League. Leo Messi është padiskutim mbret i kësaj fazë, numrat dhe shifrat e tij trembin jo pak Napolin e Elseid Hysaj. 12 herë radhazi është kualifikuar Barcelona në këtë fazë, Liverpool në 2006/07 e ka eliminuar për herë të fundit. Vetëm një herë të vetme nuk ka arritur Messi të shënoj në këtë fazë, 19 gola në total.

Messi Barcellona
Messi Barcellona

Pavarësisht këtyre fakteve, Napoli dhe trajneri Gatusso nuk kanë ndërmend të shkojnë për turizëm në Barcelonë. Në sfidën e parë në “San Paolo” arritën të bllokojnë “pleshtin”, arritën të dalin të pamposhtur, por në “Camp Nou” luhet një tjetër muzikë. Lajmi i vetëm pozitiv për Napolin është fakti që në stadium nuk do të jetë të pranishëm 100 mijë tifozë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb