Mes lotësh, Pep Guardiola zbuloi jo një por dy sekrete, i bindur se Sergio Aguero do të vijoj karrierën në Barcelonë duke luajtur përkrah Leo Messit. Kjo deklaratë e trajnerit të Man.City bëri xhiron në rrjetet sociale pasi zbardhi jo vetëm të ardhmen e Aguero por edhe atë të Leo Messi. Në Spanjë të përditshmet sportive e bëjnë fakt të kryer, Aguero ka gjetur akordin total me Barcelonën ndërsa zyrtarizimi do të vijë menjëherë pas finales së Champions League. Një vendim të ngjashëm për të ardhmen ka marrë edhe Leo Messi, i cili i ka rrëfyer shokëve të ekipit dhe drejtuesve të Barcelonës se do të rinovojë kontratën e tij ekzistuese e cila i skadonte në fund të këtij sezoni.

Sport
Sport

Transferimi i Aguero në “Camp Nou” ishte një dëshirë e madhe e Leo Messi, të dy janë miq shumë të mirë, detaj ky i cili bindi edhe Messin për të zgjatur kontratën e cila i skadon më 30 qershor. Barcelona dhe Messi kanë arritur akordin total ndërmjet tyre ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë përpara se “pleshti” të niset drejt Argjentinës për të luajtur në Kupën e Amerikës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb