Pasi disa mësues rezultuan pozitivë me COVID-19 në shkollën “Sotir Gura” në Korçë, mësimi është ndërprerë. Drejtori i Zyrës Vendore të Arsimit në Korçë Kristaq Grabocka tha për gazetaren e “BalkanWeb” Lorena Kodra se do të bëhet dezinfektimi total i shkollës dhe se mësimi është ndërprerë për ditën e sotme për të shmangur çdo situatë jo të mirë shëndetësore.

Sot është ndërprere mësimi në një institucion arsimor, që është “Sotir Gura”, në bashkëpunim me institucionet e tjera siç është drejtoria e shëndetit publik dhe bashkia Korçë, do të bëjmë një dezinfektim total të kësaj shkolle në ruajtje të shëndetit të mësuesve dhe të nxënësve të kësaj shkolle.
Në këtë shkollë ka 4 mësues prej të cilëve 2 janë të karantinuar për shkak të kontakteve me familjarët e tyre që janë pozitivë, 2 të tjerë janë pozitivë me këtë virus ndërsa 3 mësues të tjerë mungojnë për shkaqe të tjera.
Pra janë 7 në total. Ne këtë e bëjmë vetëm për nxënësit që frekuentojnë këtë shkollë.
Aty janë 42 mësues, ne nuk kemi pasur nevojë për zëvendësimin e tyre dhe zhvillimin normal të mësimit, por për t’i paraprirë çdo situate, jo të këndshme shëndetësore ne bëmë të mundur ndalimin vetëm për sot të mësimit.
Mësuesit janë zëvendësuar brenda për brenda kolektivit, kur ka mundësi për rregullimin e orëve me mësues të tjerë zëvendësues, praktikantë si dhe kemi marrë nga portalet”, deklaroi drejtori Grabocka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: