Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje, rritje pagash për arsimtarët, infermierët dhe ushtarakët pas 1 prillit 2019. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku u diskutua për projektbuxhetin e vitit 2019, kryeministri Rama u shpreh se në sektorin e shëndetësisë do të bëhet rritja më e lartë, prej 10%. “Në sektorin e arsimit do të kemi një tjetër rritje të konsiderueshme prej 7%. Janë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë në të gjithë vendin, përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve, si dhe 350 mijë arsimtarë që do përfitojnë nga këto rritje. Po ashtu do kemi një rritje në sektorin e mbrojtjes për 6800 ushtarakë në një masë që do të variojë sipas kategorive, 5%-7%”, sqaroi kryeministri.

“Brenda stru-kturës së buxhetit, ju do të shikoni që ky buxhet nuk është thjesht buxheti më i madh i radhës, por është një buxhet ku rritja e të ardhu-rave, krahasuar me vitin aktual, është shumë dome-thënëse dhe në raportin brenda për brenda kornizës së buxhetit është më dome-thënësja, krahasuar me buxhetet e mëparshme, pothuajse 300 milionë dollarë në një vit të vetëm”,-u shpreh Rama, sipas të cilit ky është një buxhet lirie. Sipas kreut të qeverisë të ardhurat e parashikuara do të mbështesin në radhë të parë, një numër apo një masë të rëndësishme politikash sociale, duke përmendur futjen për herë të parë të çekut të bebes. “Janë afro 30 mijë familje që do të përfitojnë nga një fond për rreth 20 milionë dollarë”, tha më tej Rama.

“Përtej shakasë që është gjysma e të vërtetës gjithmonë, kemi mundësinë të bëjmë një rritje tjetër, duke nisur nga 1 prilli. Qëllon që është një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi pasur disa zhvillime pozitive për vendin dhe kështu ka qenë edhe për rritjen e pagave më parë, kështu do të jetë përsëri, për mjekët, për infermierët, për mësuesit dhe për ushtarakët. Sipas kryeministrit, “buxheti i ri do të mbështesë dhe një numër politikash të reja që nga ndërmarrjet sociale, si program alternativ integrimi për grupet e pafavorizuara, me target punësimin e personave në nevojë, tek ngritja e 27 shërbimeve të reja të kujdesit social dhe qendrave në mbështetje të shtresave më të prekura, tek familjet përfituese të ndihmës ekonomike me paketat social-shëndetësore dhe këtu përfshihen një sërë elementësh për 69 mijë familje”. Rama tha se janë parashikuar rreth gjysmë miliardi lekë në buxhet për të mbështetur qoftë infrastrukturën e rrugëve kombëtare, qoftë infrastrukturën e ujësjellësve, si dhe trajtimin e mbetjeve, rehabilitimin e mëtejshëm të rrjetit energjetik.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb