TIRANË – Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta përmes një konference për mediat, ka uruar sot më 7 mars të gjithë mësuesit për këtë ditë të shënuar. Meta tha se arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar.

Kreu i PL shtoi se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka lënë në mëshirë të fatit mësuesit. Ai shtoi se mësuesit në vendin tonë detyrohen të bëjnë like dhe share, duke u vënë në shërbim të politikave ditore dhe duke mos u parë aspak si një aset për vendin.

“Më lejoni të uroj mësuesit e Shqipërisë, Gëzuar 7 marsin. Mësuesit sot janë në pikë ta hallit, ne do ia kthejmë shkëlqimin arsimit. Mësuesit detyrohen të bëjnë like dhe share në rrjetet sociale dhe ky është një turp i madh. Arsimi duhet të shihet si prioritet kombëtar dhe jo t’i nënshtrohen politikave të ditës.

Nuk duhet asesi që arsimi të vihet nën zgjedhën e politikës. Qeveria, siç nuk ka mbajtur as premtimet e tjera, nuk e mbajti as për arsimin”, deklaroi Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb