Presidenti Ilir Meta ka dekorduar sot me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” dy gjimnastët kampionë, vëllezërit Ferdinand dhe Arben Mara.

Përmes një mesazhi në “facebook”, Meta thekson se sukseset e vëllezërve Mara janë tashmë pjesë e trashëgimisë më të mirë sportive, duke merituar vlerësimin dhe respektin tonë të përhershëm.

“Kënaqësi të çmoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” dy gjimnastët kampionë, vëllezërit Ferdinand dhe Arben Mara, në mirënjohje për kontributin e tyre të spikatur në zhvillimin cilësor të sportit të gjimnastikës dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura brenda e jashtë vendit, që na kanë bërë krenarë të gjithëve.
Sukseset e tyre janë tashmë pjesë e trashëgimisë më të mirë sportive, duke merituar vlerësimin dhe respektin tonë të përhershëm.
Përmes këtij vlerësimi, ne ndihmojmë dhe i nxisim fëmijët dhe rininë të largohen nga veset për t’i orientuar drejt vlerave më të mira sportive dhe modeleve frymëzuese të suksesit në karrierë dhe jetë. ??”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb