Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për dekretimin e Bajram Begajt, që i hapi rrugë më pas zgjedhjes së tij për President.

Veprimin e Ilir Metës, Berisha e krahasoi me atë të Ali Pashës, e tha:

“Ai më ngjau ekzakt më rikujtoi Ali Pashën, trupi në Janinë e kokën në Stamboll”, tha Berisha.

Kujtojmë se Presidenti në detyrë, Ilir Meta, dekretoi nga Turqia ku ndodhej në një vizitë zyrtare lirimin nga detyra si Shef i Përgjithshëm i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare të Bajram Begajt. Pas këtij veprimi, emri i tij u dërgua për t’u votuar në Parlament, ku u zgjodh në krye të shtetit me 78 vota. Begaj, pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më 25 korrik, ditë kur përfundon mandati i Ilir Metës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: