TIRANE

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në një bashkëbisedim me gazetarët ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta për të dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit nga posti i ministrit të Jashtëm dhe emërimin në vend të tij të kryeministrit Edi Rama.

Ruçi teksa komentoi Kushtetutën, tha se emërimet dhe shkarkimet, që nga presidenti, kryeministri deri tek ministrat,  bëhen nga parlamenti. Sipas Ruçit kompetencat e Metës duhet të shprehen me kushtetutë.

“Neni 1 i Kushtetutës në paragrafin e tij hapet me fjalinë Shqipëria është Republikë Parlamentare do të thotë nga presidenti, kryeministri dhe institucionet emërohen e shkarkohen nga parlamenti. Shumë kush e ka trajtuar ka të drejtë presidenti ska të drejtë, nuk merrem me këto, merrem me Kushtetutën. Neni 93 thotë presidenti nxjerr dekrete. Edhe kur jep apo nuk e jep pëlqimin duhet të nxjerrë dekret, se është kopetencë e kuvendi të shprehet. Kryeministri bën propozimin presidenti jep pëlqimin, parlamenti nxjerr vendimin. T’i lemë këto, le të presim ditën e orën që Gjykata Kushtetuese të ngrihet dhe lidhur me ketë interpretim të shprehet ajo dhe të heshtin të gjithë”, tha Ruçi.

Ndërkohë, pyetjes se pse PS është gjithnjë e më pak e përfaqësuar në qeveri, kryeparlamentari tha se nuk duhet patjetër që anëtarët e forumeve të partisë të jenë në pushtet.

“Kërkoj mirëkuptimin tuaj që sistemin që lamë pas, ishte sistemi i partisë shtet, sistemi që jemi është i partisë në pushtet, por kjo s’do të thotë se duhet të jenë anëtarët e forumeve e të partisë në pushtet është e gabuar. Nuk ka asnjë cedim, pasi në fushata elektorale logo ka qenë bashkëqeverisje me qytetarët është brenda filozofisë së alternativës fushatës dhe brenda votave që ka marrë. Çdo parti që vjen në pushtet nuk vjen me votat e anëtarëve. Duhen 700 mijë vota për të ardhur në pushtet”, nënvizoi Ruçi.

Po ashtu Ruçi iu përgjigj edhe pyetjes tjetër nëse a ndihet përgjegjës për largimin e opozitës nga Kuvendi.

“Asnjëherë s duhet thënë që drejtimi i kuvendit është perfeksion, jam munduar që ditën e parë të bëj detyrën pa ditur nga c forcë politike vij. Nuk dua të them se jam depolitizuar po kështu e interpretoj detyrën. Rigorozisht ka vetëm një detyrë të zbatojë rregulloren e kuvendit, kërkesa në seancën e kaluar ishte në kundërshtim me rregulloren dhe precedentët parlamentare. Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, unë nuk e kam përcjell draftin në kuvend, drafti është aty që ta sjellë kom ad hoc për reformon zgjedhore. Apeloj që maxhoranca dhe opozita në kom ad hoc të dialogojnë të konkludojnë të depozitojnë në kuvend dhe vetëm atëherë do ta përfshi në kalendarin e kuvendit. Vetëm mungesa e vullnetit politik ka bërë që ky objektiv i kuvendit mos realizohet. Apeloj që ditët mos kthehen në muaj, KQZ ka nevojë për librin e rregullave dhe Kuvendi ta përmbushë sa më shpejt të jetë e mundur, se kemi edhe një objektiv të madh si ajo e negociatave”, shtoi Ruçi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb