Një ditë e mbushur me takime politike duket të jetë kjo e sotmja për Kreun e Shtetit, Ilir Meta, Sinjalin e dha ai vetë që shkoi në zyrën e tij që në 05:00 të mëngjesit për t’i qëndruar korrekt orarit të përcaktuar në ftesën për Ramën, pavarësisht se ky i fundit e refuzoi.

Pas takimeve me kryedemokratin Lulzim Basha dhe nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili, në zyrën e tij ka shkuar në këto momente një përfaqësuese e KiE, Jutta Gützkoë (Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë).

Por ky nuk pritet të jetë takimi i fundit për sot. “BalkanWeb” mëson se Metë do të zhvillojë një tjetër takim me krerët e partive të djathta.

Takimi vjen një ditë pasi KiE vendosi të anulonte vëzhguesit në zgjedhjet e 30 qershorit.

TAKIMET E METES
Presidenti i Republikës ka inicuar takime me drejtues të forcave politike në përpjekje për te gjetur një zgjidhje për krizën që po kalon vendi. Ai ka pritur në Presidencë kryedemokratin Lulzim Basha dhe pas tij nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili.

“Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb