TIRANE

“Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.” Është ky reagimi që vjen nga Presidentit i Republikës Ilir Meta, pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha. Deklarata e Metës u bë përmes një statusi në facebook, bashkëngjitur një fotot të takimit me kreun me opozitës në zyrën e tij në Presidencë.

“Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.” shkruan Meta në profilin e tij në facebook

Kreu i shtetit iu drejtua dje përmes një letre dy aktorëve kryesorë politikë në vend, ndërsa i ftonte në takim për të biseduar për situatën politike në vend. Ndërsa Basha iu përgjigj me përpikmëri, ftesës së Kreut të Shtetit, kryeministri Edi Rama tha se nuk kishte kohë për një takim të tillë, pasi është i zënë me fushatën në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit. Pavarësisht përgjigjes së kreut të qeverisë, Presidenti Meta u shpreh se mbetet në pritje të tij deri në 13:00, me shpresën se kryeministri do të gjejë kohën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb