Presidenti Ilir Meta shkruan në një postim në “facebook” se ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj, se sa ekonomia e Shqipërisë.

Sipas Kreut të Shtetit Shqiptar, ndërkohë që Maqedonia e Veriut emetoi Eurobondin me afat maturimi 10–vjeçar me normë interesi 1.625% dhe Serbia me normë interesi 1.65%, Shqipëria e emetoi me normë interesi 3.75%.

“Ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj, të cilët kanë më shumë besim në politikat e qëndrueshme, që po zbatohen në këto shtete krahasuar me Shqipërinë. Në vitin 2021, Maqedonia e Veriut emetoi Eurobondin me afat maturimi 10–vjeçar me normë interesi 1.625%, Serbia me normë interesi 1.65%. Ndërsa Shqipëria me normë interesi 3.75%”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb