Presidenti Ilir Meta i ka dhënë sot lamtumirën e fundit mikut të tij, Shyqyri Buzos, themeluesi dhe kryetari i parë i LSI-së në Pogradec.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta thekson se Buzo ishte njeriu të jashtëzakonshëm i cili edhe pse jetoi dhe drejtoi në dy sisteme të ndryshëm. Ndërkohë Meta ka postuar edhe një foto të vjetër, ku shihet bashkë me të ndjerin.

MESAZHI I METËS
Sot në Pogradec, për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut tim të paharruar, Shyqyri Buzos, një njeriu të jashtëzakonshëm i cili edhe pse jetoi dhe drejtoi në dy sisteme të ndryshme ishte gjithmonë simbol i vlerave më të mira të Mokrës e Pogradecit me patriotizmin, fisnikërinë, mençurinë dhe besnikërinë e tij.
Ne do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe mirënjohje!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb