Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka pranuar Letrat Kredenciale ambasadorit të ri finlandez Sh.T.Z Jari Gustafsson.

Meta vlerësoi marrëdhëniet e mira politike Shqipëri-Finlandë si dhe përshëndeti shtimin e numrit të turistëve finlandezë në vendin tonë.

Po ashtu ai e inkurajoi ambasadorin e ri për një prani më të madhe ekonomike të Finlandes në Shqipëri si dhe e falenderoi për asistencën financiare për Rindërtimin.

STATUSI NGA ILIR META
Me shumë kënaqësi pranova Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Finlandës në Shqipëri, Sh.T.Z Jari Gustafsson. Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike dhe shpreha mirënjohjen për mbështetjen e Finlandës në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Duke përshëndetur shtimin e numrit të turistëve finlandezë në vendin tonë, inkurajova për një prani më të madhe ekonomike të Finlandës në Shqipëri, si dhe theksova rëndësinë e veçantë të thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.
E falenderova për asistencën financiare të Finlandës, në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të vitit të kaluar. ?????

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb