Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit pamje nga festa që po organizohet në Pogradec me ekipin e Partisë së Lirisë.

Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se 2023 do të jetë viti i Ndryshimit dhe triumfit të Lirisë dhe dinjitetit qytetar.

“I lumtur të festoj me ekipin e mrekullueshëm të Partisë të Lirisë sot në Pogradec!
Mirënjohje për sakrificat dhe qendresën e tyre të paepur! 2023 do të jetë viti i Ndryshimit dhe triumfit të Lirisë dhe dinjitetit qytetar”, shkroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb