TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar sot tubimin e një viti më parë të thirrur nga ai vetë ‘në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit’. Meta shkruan se misionin e nisur më 2 mars 2020 për rivendosjen e sovranitetit të plotë të shqiptarëve do ta çojnë deri në fund me referendumin e 25 prillit.

“Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.
Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021!
PRANVERA KUQEZI PO VJEN! ??”, shkruan Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb