Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbledhur në Presidencë klerët fetarë në vend, për të dekoruar Pastorin e njohur Akil Pano.

Pastorit, i është akorduar titulli i lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Meta thotë se Pano vlerësohet për kontributin në forcimin e bashkëjetesës e harmonisë fetare, si një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare.

POstimi i Ilir Metës:

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, pata kënaqësinë të vlerësoj një personalitet të dalluar në jetën civile dhe fetare të vendit, një avokat publik në mbrojtje të institucionit të familjes dhe jetës, Pastor Akil Pano.
Nismëtar dhe themelues i lëvizjes qytetare “Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës”, ai ka spikatur si promotor i vlerave të larta morale, qytetare, kombëtare dhe të solidaritetit njerëzor.
Për përkushtimin e spikatur për kauzën e mbrojtjes së familjes dhe për mbështetjen ndaj personave në nevojë dhe me aftёsi ndryshe, i akordova Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Si udhëheqës i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë i jemi falenderues Pastor Panos edhe për kontributin në forcimin e bashkëjetesës e harmonisë fetare në vendin tonë, një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare, me të cilën krenohemi dhe që mbetet një shembull frymëzues për të gjithë botën!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: