TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një konferencë për mediat dha edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

Meta u shpreh se edhe Ramiz Alia, që kishte goxha pushtet, lejoi opozitën të zhvillojë zgjedhje.

Kreu i Shtetit vlerësoi se është koha të mos biem në pozita kaq të rënduara, që dëmtojnë kredincialet demokratike të vendit, por edhe performancën e kryeministrit tonë si kryetar të radhës së OSBE-së.

“Mos harrojmë se edhe Ramiz Alia, edhe pse kishte pushtet të madh, i dha mundësi opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje, u soll në mënyrë shumë bashkëpunuese dhe demokratike.

Është koha të mos biem në pozita kaq të rënduara, që dëmtojnë kredencialet demokratike të vendit, por edhe performancën e kryeministrit tonë si kryetar të radhës së OSBE-së”, tha Meta.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb