TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta parakohe të këngëtarit dibran Qerim Sula, i cili humbi betejën me sëmundjen dhe u shua në moshën 69-vjeçare.

Meta shkruan se ndarja nga jeta e rapsodit të shquar dibran është një lajm trishtues dhe se këngët e tij epike dhe himnet e krenarisë do kumbojnë përjetë në zemrat tona.

“Ndarja nga jeta e rapsodit të shquar dibran dhe njërit prej zërave të spikatur të muzikës popullore shqiptare??, Qerim Sula është një lajm trishtues.
Këngët epike për trimërinë e dibranëve dhe himnet e krenarisë kombëtare?? të interpretuara mjeshtërisht prej Tij do kumbojnë përjetë në zemrat tona, si frymëzim për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Atdheut??.
Ngushëllime familjes Sula, artdashësve dhe të gjithë komunitetit dibran!
Lamtumirë Mjeshtër!”, shkruan Kreu i Shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb