SARANDË- Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorë të Sarandës ku janë prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj force. Kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se tashmë vendimi është marrë dhe se 600 mijë të rinj e kanë vendosur LSI-në forcë të parë, por ai tha se duhet të bëhemi 1 milion.

“Vendimi është marrë: 600 mijë të rinj e të reja e kanë vendosur LSI-në forcë të parë. Të bëhemi 1 milion deri më 25 qershor në mënyrë që t’i japin një shans të gjithëve. Sot votohet për të hapur një faqe të re për rininë dhe për Shqipërinë të paktën për 20 vitet që vijnë. LSI është e para, sepse për ne Shqipëria është e para, sepse për ne rinia është e para”, theksoi Meta.

Presidenti i zgjedhur shtoi se “duke i dhënë drejtimin e Shqipërisë dhe të qeverisë LSI-së, u kemi dhënë një shans të gjithë shqiptarëve”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: