Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vizituar këtë të enjte Çorovodën, ku po shijon bukuritë natyrore dhe traditat e këtij vendi.

Përmes një mesazhi në’ facebook’ Meta pubikon disa fotografi, ku shfaqet duke ngritur një dolli “për përjetësinë e këngëtarit legjendar të maleve tona, Demir Zyko”, ndërsa ka takuar dhe poetin e madh, Xhevahir Spahiu.

Mesazhet e Metës:

Shumë i lumtur të takohem me poetin tonë të madh Xhevahir Spahiu, sidomos në Skrapar, ku ndodhet Mali i shenjtë i Tomorrit që aq shumë e ka frymëzuar për veprat e tij të jashtëzakonshme. ??.

Sot tek “Verori” në Çorovodë, një shëndet për përjetësinë e këngëtarit legjendar të maleve tona, Demir Zyko”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb