Presidenti i Republikës, Ilir Meta, thotë se solidarizohet dhe mbështet kërkesat e prindërve dhe edukatoreve të fëmijëve me sindromën Down.

Në një shkrim në rrjete sociale, Meta thekson se nxit institucionet përgjegjëse shtetërore të dëgjojnë me përulësi kërkesat e tyre të drejta dhe të reflektojnë për më shumë solidaritet, dashuri dhe ndihmë për këtë kategori.

Postimi i Presidentit Ilir Meta:

Solidarizohem dhe mbështes plotësisht kërkesat e drejta të prindërve dhe edukatorëve të përkushtuar të fëmijëve me sindromën Down, që marshuan sot në Tiranë, për më shumë ndërgjegjësim, mbështetje dhe shërbime cilësore.
Nxis institucionet përgjegjëse shtetërore të dëgjojnë me përulësi kërkesat e tyre të drejta dhe të reflektojnë me përgjegjësi për më shumë solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufishme në përkrahje të fëmijëve me sindromën Down, për t’i ndihmuar fuqimisht për të zhvilluar potencialet drejt një jete të pavarur e të mirë-integruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: