Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh për 76-vjetorin e lindjes së Ibrahim Rugovës i cili është ndarë nga jeta më shumë se 14 vite më parë.
Meta thotë se Rugova ishte arkitekt i Pavarësisë dhe President historik i Kosovës.

Për Metën Rugova ishte një Burrë Shteti i madh i kombit shqiptar dhe vizioni, urtësia e largpamësia për të ardhmen europiane të Kosovës mbeten përherë aktuale.

STATUSI NGA ILIR META
Sot, në 76-vjetorin e Tij të lindjes, kombi shqiptar nderon prijësin e vlerave demokratike dhe të qëndresës qytetare, misionarin e paqes dhe arkitektin e Pavarësisë së Shtetit të Kosovës, Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Vizioni, urtësia, largpamësia dhe angazhimi i Tij jetësor për Kosovën Republikë dhe të ardhmen e saj europiane mbeten përherë aktuale!
I përjetshëm kujtimi për këtë Burrë Shteti të madh të kombit tonë! ??❤️??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb