Presidenti Ilir Meta ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video të realizuar nga Alex Selimaj për Plavën dhe Gucinë.

Kreu i shtetit fton qytetarët që të vizitojnë këto zona, përmes rrugës së re të Vermoshit, që është dy orë e gjysmë nga Tirana.

“Vetëm një artist dhe patriot?? si Alex Selimaj mund të më sillte sot këto pamje të mrekullueshme të Plavës e Gucisë. Nuk mund t’i mbaj vetëm për vete.
Duke i ndarë me të gjithë ju të dashur miq, dua t’ju kujtoj se rruga e re e Vermoshit ju ndihmon për të shkuar vetëm për dy orë e gjysëm nga Tirana mes këtyre bukurive mahnitëse.”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: