Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur sot në një takim veprimtarin e diasporës, Hajro Çini dhe motrën e tij.

Ka qenë Meta që ka postuar foto nga takimi, ndërsa shton se tashmë është koha që diaspora të kontribuojë për fatet e Shqipërisë po afron.

MESAZHI I METES
Shumë kënaqësi të mirëprisja sot veprimtarin e nderuar të diasporës z.Hajro Çini dhe motrën e tij Zanën.
Z.Çini, nën shembullin e dy gjyshërve të tij atdhetarë të shquar, Hajro Jaho Çinit dhe Sali Çekës, vetëm fizikisht qëndron në Kanada, sepse zemrën dhe mendjen e ka gjithmonë në Shqipëri.
Koha që diaspora të kontribuojë për fatet e Shqipërisë po afron!

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb