TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ngjarjet e ndodhur dje në kryeqytet, me protagonistë efektivë të Policisë së Shtetit. Meta apelon me forcë
për një analizë dhe reflektim të thellë nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit.

“Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit të ndjerë të policisë Çaush Saliasi, që humbi jetën mbrëmë vonë, i qëlluar me armë zjarri nga një koleg i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë, apeloj me forcë për një analizë dhe reflektim të thellë nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit për parandalimin e ngjarjeve të tilla, që tronditin rëndë besimin e publikut te ky institucion”, deklaron Presidenti Meta.

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb