PARIS

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar në Paris me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Meta shprehet përmes një postimi në Facebook se mes dy vendeve ekziston një marrëdhënie unike.

“Kënaqesi të takohesha në Paris me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen. ?????”- shkruan Meta.

Presidenti Meta ndodhet në Paris me rastin e një ceremonie për 100 vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: