Presidenti Ilir Meta gjatë rrugës nga Palermo për në Horën e Arbëreshëve është ndalur në në memorialin e “Portella della Ginestra”.

Meta ka nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme të një prej masakrave më të përgjakshme në historinë moderne të Italisë, të 1 majit 1947.

“Rrugës nga Palermo për në Horën e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), kryeqendrën arbëreshe në Siçili, nuk mund të mos ndalesha për të vendosur një buqetë me lule në memorialin e “Portella della Ginestra”, për të nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme të një prej masakrave më të përgjakshme në historinë moderne të Italisë, të 1 majit 1947.

Krenarë për sakrificat sublime dhe kontributin e Komunitetit Arbëresh të Siçilisë në luftën kundër mafies, mbështetjes së shtetit ligjor dhe demokracisë në këtë rajon dhe në mbarë Italinë”, shkruan Presidenti Meta në “Facebook”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb