Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka publikuar një video nga Durrës, ku shfaqet në bregdet duke bërë stërvitje, siç thekson vetë ai, “për fitoren e 10-të radhazi të kampionatit skocez nga Celtic”.

Presidenti Meta iu uron një të diel të shkëlqyer të gjithë miqve keltë, ndërsa i fton të vizitojnë Shqipërinë për pushime verore.

Ndërkohë, mesi i Kreut të Shtetit Shqiptar ka bërë jehonë në mediet skoceze, të cilat shkruajnë se “Presidenti i Shqipërisë stërvitet për fitoren e 10 radhazi të kampionatit skocez nga Celtic”.

Një nga gazetat më të rëndësishme skoceze “The Celtic Star” të fansave të Klubit të Futbollit Celtic FC, që ndiqet nga miliona lexues në mbarë botën, i ka kushtuar vëmendje të madhe postimit të veçantë të Presidentit Meta në Twitter.

Ja çfarë shkruan “The Celtic Star”:

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë një tifoz i madh i Celtic qysh kur Rudi Vata luajti për këtë klub.  Ai ka përvetësuar vlerat dhe identitetin e ekipit dhe shikon çdo ndeshje me fanatizëm. Meta gjithashtu poston plot pasion për të gjitha gjërat e Celtic, teksa drejton vendin dhe zgjidh punët aktuale! Sot, në Durrës, Presidenti Meta vrapoi buzë detit në një fanellë keltike duke bërë një gjest me duar – dhjetë, duke nënkuptuar edhe fitoren e 10 radhazi të kampionatit nga Celtic FC.

Metaaaaaaaa
Metaaaaaaaa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb