Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar Qendrën Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për Vjosën.

Meta shprehet se e ardhmja e Vjosës nuk mund të jetë shkatërrimi i nga hidrocentralet, por shpallja Park Kombëtar.

  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi të mblidheshim sot në Tepelenë, së bashku me profesorë, shkencëtarë e autoritete vendore, për një ngjarje shumë pozitive, përurimin e Qendrës Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për Vjosën.

E ardhmja e Vjosës nuk mund të jetë kurrsesi shkatërrimi i saj përmes ngritjes së hidrocentaleve, por vetëm shpallja si Park Kombëtar, që do të sillte impakt pozitiv e zhvillim të qëndrueshëm për zonën dhe komunitetin e mrekullueshëm të saj, për sot dhe gjeneratat e ardhshme.

Koha që qeveria të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të 776 shkencëtarëve nga e gjithë bota për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb