SHIJAK 

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar pasditen e kësaj të enjteje me qytetarët e Shijakut, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Mësohet se kreu i shtetit , është thirrur nga një përfaqësi banorësh të Shijakut, të cilët kanë treguar vështirësitë me të cilat po përballen për shkak të mungesës së një zgjidhjeje, disa muaj pas ngjarjes së rëndë.

Meta ka lënë ambjentet e Presidencës dhe ka dëgjuar nga afër shqetësimet që kanë banorët në këtë zonë.

Banorët i kanë ngritur shqetësime të ndryshme kreut të shtetit, të tilla si zvarritja e punëve në rindërtimet e banesave, por edhe në raste korrupsioni që kanë ndeshur.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb