SPAK përfundoi hetimet dhe pritet t’i dorëzojë gjykatës dosjen penale ndaj të pandehurve të dosjes Memamorfoza. Nën akuze është vënë investitori strategjik, Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish-drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, pjesëtarë të grupit kriminal Bajri, mes të cilëve Behar Bajri e të pandehur të tjerë.

Ndaj tyre rendojnë dyshime per krime te renda, si vrasje apo plane për të kryer vrasje. Sipas ligjit, avokatet pasi të njihen me aktet, pritet te dorëzojnë pretendimet e tyre dhe më pas dosja i dorëzohet gjykatësit paraprak për shqyrtim. SPAK ka vendosur të veçojë çështjen penale ndaj Ervis Martinaj, mbretit te kumarit të zhduket pa gjurme prej gushtit te 2022, për shkak se fati i tij vijon te mbetet mister.

Grupi kriminal u godit pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC nga autoritetet e huaja që iu vunë në dispozicion SPAK.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb