DURRES- Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor, kanë dhënë detaje rreth operacionit “Last Snow” ku u sekuestruan 613 kg kokainë.

Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontejner nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018.

Burime zyrtare thanë se kokaina ishte e fshehur në kontejner me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane. Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositësi “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin Arbër Çekaj. Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Sakaq, dy persona kanë rënë në pranga, Donaldo Lushaj, nga Tropoja dhe Armando Pezaku nga Durrësi, të dy 25 vjeç,, ndërsa Çekaj është shpallur në kërkim. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foto të kamionit ku ishte fshehur sasia e madhe e kokainës, ndërsa ai ndodhet në një magazinë Maminas, në kompaninë ‘Arbi-Garden’ SHPK, që ndodhet në rrugën dytësore që shkon për në Durrës.
droga 223

droga 433

droha54

droga 2
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: