Nata e tretë e Festës së Birrës në Korçë do të rezervojë shumë surpriza dhe risi.

Këngëtarja e dashur për publikun, Orgesa Zaimi është një nga interpretueset e ditës së sotme.

Ajo ka treguar se mezi pret të jetë në Korçë, pasi publiku dhe atmosfera atje është e jashtëzakonshme.

Gjithashtu, në pëlqimet e këngëtares është dhe Birra Korça e Tirana, si dhe kërnackat, karakteristikë e qytetit jug-lindor.

“Është hera e të që marr pjesë në Korçë. Ka qenë çdo natë e mirëpritur. Repertori që ne bëjmë është miks, me këngë shqiptare. Do të argëtohemi, e do të bëjmë qejf në Korçë. Kemi shumë entuziazëm që do të jemi në koncert. Për mua s’është hera e parë që performojë në Korçë. Pjesëmarrja atje është fantastike, me ushqimin, birrën.

Është një nga festat më interesante në Shqipëri. Interesi këtë vit ka qenë më i madh, ndoshta dhe nga mungesa. Nuk harroj kërnackat dhe birrën Tirana e Korça”, u shpreh Zaimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb