Piloti i “Formula 1”, Michael Schumacher ka sot ditëlindjen. Ai ka lindur më 3 Janar 1969, në Huerth-Hermuelheim të Gjermanisë, ndërsa sot mbush 48-vjeç, por vijon të qëndrojë ende në shtrat pas aksidentit që pësoi duke bërë ski në Gjenevë.

7 here kampioni i botes ne ‘Formula 1’ Michael Schumacher pësoi aksident në dhjetor 2013 duke marrë plagë në kokë. Që prej asaj kohe gjendja shëndetësore e tij vijon të jetë e rëndë.

Megjithatë, misteri ka rrethuar shëndetin dhe familjen e tij, të cilët nuk kanë dhënë asnjë informacion nëse ploti mund të ecë, të flasë apo komunikojë.

Schumacher u tërhoq përfundimisht nga ‘Formula 1’ ne vitin 2012 pas një rikthimi tre vjeçar, katër vite pasi kish lënë këtë sport ne vitin 2006. Ne kampionatin e fundit, ai refuzoi te garoje ne dy garat e fundit për Lotus¬in, pas tërheqjes për arsye shëndetësore te Kimi Raikkonen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb